Policia liron nga prangat A$AP Rocky-n

By

A$AP Rocky u pa duke u larguar nga selia e Departamentit të Policisë në Los Angeles të mërkurën pasdite pas arrestimit të tij në lidhje me disa të shtëna në vitin 2021.

Reperi, i cili ishte në një udhëtim në Barbados me të dashurën shtatzënë Rihanna, u kap dhe u vu në pranga pas kthimit të tij në Los Angeles.

Ai dha dorëzani prej 550,000 dollarë pasi u arrestua për sulm me armë vdekjeprurëse, në lidhje me një incident të 6 nëntorit me armë zjarri, raporton TMZ.

Policët thanë se një debat midis “dy të njohurve” u përshkallëzua dhe rezultoi që i dyshuari qëlloi me armë zjarri në drejtim të viktimës.

I dyshuari, të cilin autoritetet më vonë e identifikuan si Rocky, u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë me dy burra të tjerë.

Viktima e supozuar pohoi se Rocky e qëlloi disa herë mbi të dhe të paktën një plumb e kapi në dorën e majtë.

Artikuj të ngjashëm