Mediat e britanike, bënë publik lajmin se këngëtarja me origjinë shqiptare, ka thyer rregullat e kufizimeve të Covid-19.
Në xhirimet e klipit të fundit të këngëtares, banorët janë ankuar dhe policët ndërprenë xhirimet, shkruajnë mediat e huaja.
Dua, e shoqëruar nga një grup i madh i ekipit të produksionit, zbarkuan në Shoreditch, në Londrën Lindore, të mërkurën mbrëma për xhirimet, por me sa duket banorët e zonës nuk ishin në një mendje me ekipin e xhirimit.
Dikush ka thirrur policinë, dhe i gjithë grupi është shpërndarë, duke lënë kështu në gjysmë xhirimet e klipit.
Burimi: The Sun