Policia kap Getin në Tiranë, 200 euro gjobë. I marrin patentën!

By

Qëndrimi në Tiranë pranë Marinës së Top Channel, e cila është përfolur si e dashura e reperit nga Prishtina, duket se po i kushton shtrenjtë Getit të Tingullit 3nt. Ai mund të jetë i famshëm dhe i dashur për publikun, por kur bëhet fjalë për rregulla dhe ligj, Getoari nuk mund të trajtohet si në skenë. I këtij mendimi duket se ka qenë Policia Shqiptare e cila e ka ndëshkuar rëndë Getin, pasi ai ka bërë disa shkelje me makinën e tij BMW. Siç shihet nga fleta e gjobës që lapsi.al ka siguruar, 33-vjeçari “nuk resptektoi semaforin dhe nuk iu bind shenjës së ndalimit dhënë nga oficerët e policisë rrugore.” Konkretisht për shkelje të dispozitave të parashikuara nga neni 144/3 dhe neni 190/1, i është vendosur masa administrative 25000 lek të rinj dhe i është tërhequr Leja e Drejtimit si masë plotësuese./Lapsi.al

Artikuj të ngjashëm