Pyetja e famshme filozofike, “Po të mos ishe ky që je sot, kush do ishe?” – ndoshta shumë nga ne nuk do të mund t’i përgjigjeshim.
Sot në llogarinë e tij në Instagram, Mozzik pati një sesion pyetjesh/përgjigjesh me ndjekësit e tij.
Njëri nga ndjekësit e pyeti se ‘po të mos ishe këngëtar çka do të ishe?’, dhe as Mozzik nuk mund t’i përgjigjej me saktësi.
Mirëpo një profesion i shkoi ndërmend dhe Mozzik thotë se “ndoshta do të isha një futbollist”.