Era Istrefi ka një kohë që është distancuar tërësisht nga muzika.
Mësohet se këngëtarja po punon në zgjidhjen e kontratës me “Ultra Music” që do i hapë rrugë kthimit aktiv në karrierë me kushtet dhe dëshirat e saj, ndryshe nga siç ka qenë deri tash.
E paralelisht, ajo është angazhuar në nxjerrjen e dokumentacionit të rezidencës në Mbretërinë e Bashkuar, çka ia ka arritur.
Këngëtarja përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka marrë “leje qëndrimin” britanik.
Nuk dihet nëse Era po planifikon të qëndrojë me kohë të plotë në Britani të Madhe për shkak të karrierës apo të tjera detajeve por kjo mbetet të kuptohet me kohën. /Prive.al