Një fotografi e Ardit Gjebreas e publikuar në profilin e tij në Instagram, u bë lajm gjithandej.
Moderatori e këngëtari i famshëm shqiptar, që është nikoqir i përvitshëm edhe i festivalit “Kënga Magjike”, publikoi një fotografi ku po prezantonte punimet që po bëheshin në skenë.
“Nuk imagjinohet dot ç’do ndodh në këtë edicion”, ka shkruar Gjebrea, duke na e rritur edhe më shumë kureshtjen.
Këtë vit marrin pjesë shumë e shumë emra të famshëm, të cilët ndër vite janë prezantuar në festival me super këngë, që jo rrallë janë shndërruar edhe në hite. /Prive.al