“Unë do doja të isha një mbretëreshë – një mbretëreshë në zemrat e njerëzve – por, s’e shoh veten si mbretëreshë e këtij vendi”.
Kështu tha Princesha Diana në vitin 1995, dhe ne po e rikujtojmë sot në 27 vjetorin e vdekjes.
Sot, u bënë 27 vjet nga vdekja tragjike e Princeshës Diana, e cila vdiq në një aksident automobilistik në Paris të Francës, së bashku me të dashurin e saj Dodi Al Fayed dhe shoferin Henry Paul.
Edhe pse ka kaluar shumë kohë, ajo do mbahet mend si “Princesha e Popullit” në Mbretërinë e Bashkuar.
Dëshmi për këtë ishin 2.5 miliardë njerëz që ndoqën transmetimin e lamtumirës së fundit të saj.
Ajo u takua me Princin Charles në moshën 16 vjeçe – aso kohe ai ishte në lidhje me të motrën e Dianës, Lady Sarah.
Më pas Charles dhe Diana nuk u takuan për vite me radhë, por rrugët u kryqëzuan në vitin 1980, ku edhe filloi gjithçka, teksa edhe u fejuan.
Çifti u martua më 29 qershor 1981 dhe kurorëzimi i tyre njihet si “dasma mbretërore e shekullit”, dhe u ndoq nga 750 milionë njerëz.
Dyshja sollën në jetë dy fëmijë, William dhe Harry.
Krizat filluan kur Charles filloi një lidhje dashurie me tashmë gruan e tij, Camillian në vitin 1986.
Diana dhe Charles u divorcuan zyrtarisht në vitin 1996, me sugjerimin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Princesha Diana vazhdoi me angazhimet e saj humanitare duke vizituar dhe ndihmuar vendet me kolapse ekonomike.
Një nga udhëtimet e saj të fundit mbetet vizita në Bosnjë e Hercegovinë.
Tre javë pas asaj vizite, ajo vdiq në Paris në aksidentin famëkeq dhe enogmatik.