“Plasja” mban titullin kënga më e re që është publikuar nga reperja shqiptare, Kenna.
Me një stil interesat, ky projekt vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale me një videoklip, në të cilin protagonistja shfaqet në skena atraktive.
Kënga e re është prodhim i producentit Cekic, ndërsa tekstin e ka shkruar vet reperja.
Për anën vizuale është kujdesur Fullmoon Production që e ka xhiruar videoklipin e kësaj kënge, nën regjinë e Klaudia Shehu.
Projekti i ri i Kennas tashmë ka marrë pëlqime nga fansat e muzikës së saj.