Këngëtarja Jonida Maliqi këtë vit përfaqëson shqiptarët në festivalin e madh europian të këngës.
Ajo ndodhet prej ditësh në Izreal duke promovuar këngën e saj, ndërsa ka dhënë edhe intervista për media të ndryshme.
Sigurisht intervistat janë dhënë në gjuhën angleze dhe asaj i është kërkuar të flasë për Shqipërinë e këngën me të cilën garon në Eurovision.
Mirëpo në intervistat e dhëna në gjuhën angleze, ajo ka lënë shumë për të dëshiruar meqë çalon në njohuritë e anglishtes.
Videot ku ajo flet anglisht sot kanë kapluar internetin duke u kthyer në shaka që ndryshe me gjuhën e internetit quhen MEME.
Jonida pa dyshim që i ka parë shakatë e internetit dhe ajo ju kthen përgjigje komentuesve.
Maliqi nuk duket fare e bezdisur dhe tregohet shumë karizmatike duke qeshur bashkë me komentuesit.
Në një llogari në Instagram ku është postuar video e saj ajo komenton me smiley faces. Komentin e saj mund ta shihni më poshtë: