E diela e sotme po rezulton të jetë mjaft e nxehtë në Instagram. Enca Haxhia përmes një postimi i ka ‘përplasur’ dikujt në fytyrë realitetin e saj si një prej këngëtareve më të suksesshme të momentit.
‘Ishim shoqe derisa të mbyti xhelozia. Por shiko tani sot? Ku je ti? Pa karrierë, pa koncerte, rri në shpi tu fol për mu. Xhelozi e pastër edhe tek koncerti i shkollës kur tentoje të sabotoje prezencën time. E kujtoj që të vetmet herë kur dilje në ballina ishin kur përmendje emrin tim. Po t’i dhuroj 15 minuta të famës, numëroji mirë. Apo nuk din me i mledh ?! Për një fanse timen‘ – ka shkruar ajo në Instagram.
Nuk dihet qartë se kujt i adresohet ky shkrim megjithatë supozohet se është për mikeshën e dikurshme të Encës, këngëtaren Beatrix Ramosaj që sot në Instagram ka postuar një foto me intervenime në trup nën mbishkrimin ‘Godass’ që të bën të mendosh një ndërlidhje me këngën ‘Call me Goddess’ të Encës.
Fansat tanimë janë vërsulur me komente në rrjete sociale duke mbështetur të preferuarën e tyre në këtë ‘luftë’ virtuale që sapo ka nisur e që nuk dihet sa do vazhdojë.
Me gjasë, telenovela vetëm sa ka filluar …