Sekreti i Olta Bokës gjatë paraqitjes në Festivalin e Këngës në RTSH

By

Vetëm para pak ditësh Olta Boka konfirmoi lajmin se ajo është shtatzënë në muajin e nëntë.

Ishte postimi i saj në Instagram, që konfirmoi të gjithë zërat që qarkullonin lartë e posht.

Një gjë që sa ka ditur publiku, ishte fakti që Olta Boka ishte shtatzënë gjatë performancës së saj në Festivalin e Këngës.

Në një postim në llogarinë e saj ajo shkruan, se gjatë perfomancës ajo nuk ishte e vetme në skenë, dhe tani ka ende më shumë kuptim emri i këngës “Botë për të dy”.

Ne dhjetorin qe lame pas, une per here te pare ne jeten time, nuk ndihesha vetem ne skene. Asnje se dinte asokohe, por te dija qe kendoja ne skene me dhuraten me te bukur qe mund te me dergonte Zoti, me mbushi me emocionin me te madh qe mund te kisha perjetuar ndonjehere. Nuk luftoja per kupe sepse tashme triumfi rritej brenda meje! ”, shkroi ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm