Zjarri në makinën e modeles Françeska Jaçe dyshohet se ka qënë i qëllimshëm.
Autorët kanë dashur ta vidhnin makinën ‘Range Rover Velar’ e cila ishte parkuar pranë banesës së saj. Sipas burimeve të policisë, automjetet luksoze kanë një sistem antizjarri që kur ndjejnë flakë në afërsi të sensoreve në pika të caktuar, hapen automatikisht.
Fillimisht policia mendoi se veturës së modeles iu ishte vënë bombë por pas verifikimit doli që ishte vetëm një vatër zjarri, e cila dyshohet se ishte vendos qëllimisht. Dy pistat e hetuara janë ato të një tentative për zjarrvenie të qëllimshme dhe pista e dytë është ajo e tentativës për vjedhjen e makinës, e cila në tregun e automjeteve të vjedhura ka po ashtu vlerë të lartë, raporton portali Dosja.al.
Jaçe është përfshirë dhe muaj më parë në një aksident automobilistik në Vlorë me makinën e saj.
Ndërkohë modelja e njohur ndodhet në një udhëtim në Brazil. Ende nuk dihet nëse ajo është informuar për ngjarjen që i ka ndodhur. Pritet që policia ta thërrasë për të dhënë dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen.