Range Rover i modeles së njohur shqiptare përfshihet nga flakët

By

Makina tip Range Rover, në pronësi të Franceska Jaçes, ish-banores së Big Brother është djegur pjesërisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës raporton Top Channel.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit që ka përshirë makinën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia.

Raporti policor

Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarësia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”,  në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm