Pesë yjet në ngjitje të ekranit shqiptar, të gjithë nga Top Channel

By

2018-ta po përmbyllet me shumë figura tëreja në ekranin shqiptar. Sezoni televiziv i këtij viti lëvizi ujërat duke ‘pensionuar’ figura të caktuara e njëkohësisht duke sjellur shumë të reja.

Kur është fjala tek promovimi i figurave të reja, Top Channel është treguar pa dyshim kampioni i kësaj fushe për këtë sezon.

Televizioni shqiptar i cili viteve të fundit ka krijuar shumë lajme mbi paqëndrueshmërinë programore e financiare, nën drejtimin e ri me Ben Blushin në krye duket se ka nisur të gjejë veten, pas periudhave të ç’akorduara.

Programet e reja, besuar tek figurat e reja kanë çuar në zgjerimin e listës së yjeve në ngritje të ekranit shqiptar.

Por kush janë këta persona? Prive.al ju sjell listën me pesë më premtuesit

Bieta Sulo

Lista nuk kishte se si mos të niste me Bietën. Gazetarja që për një dekadë ka qëndruar në prapaskenë duke punuar në ‘Top Show’, këtë vit debutoi me program të sajin. ‘Ftesë në 5’ me çdo ditë që kalon po shndërohet në një adresë të preferuar për pasditet e shqiptarëve të cilat ndër vite, i kanë takuar pa asnjë dyshim vetëm një personi – Rudina Magjistarit. Me ëmbëlsinë, formulën e emisionit që sjellë balancë mes vlerave por edhe senzacionit, në tre mujorin e parë të programit, Bieta ia ka dalë t’i bëjë njerëzit të pyesin – Ku ka qenë gjithë këto kohë? Siç tregonte vetë prezantuesja pak javë më parë, ajo ishte përfolur edhe më parë si fytyra potenciale e pasditeve, por deri në besimin që ia dha Blushi, asgjë nuk ishte konkretizuar.

Fjoralba Ponari

Rrugëtimi në televizon i Fjoralba Ponarit është nga ata që i ngjajnë një historie filmash. Dentistja simpatike, studiot televizive i ka mësyer për të parën herë për të konkuruar në ‘The Voice’. Figura e saj e rrallë por edhe shkathtësitë bënë që Fjoralba, nga një konkurente e audicioneve të spektaklit të këndimit të depërtojë fillimisht si reportore nga V-Room. Më pas, gjatë verës, rrugëtimi i saj në televizion mori kahje tjetër kur shoqëroi shikuesit çdo mbrëmje me ‘Top Arena’, programin sportiv me rastin e Botërorit. Ndonëse sporti nuk përbente terrenin më të pëlqyer nga bjondja bukuroshe, Ponari zotëroi shpejt moderimin duke marrë komplimente nga ndjekësit. Nga 27 Janari, Fjoralba do jetë fytyra kryesore e programit ‘E diell’, i cili dikur i besohej emrave me peshë si; Adi Krasta, Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ledion Liço, Alban Dudushi apo Ornela Bregu. Për Fjoralbën, nuk ka qenë e nevojshme trajektorja e gjatë e karrierës përpara se të provojë vetën në një program të tillë, të madh. Ajo tashmë është gati!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sonte ne @procesisportiv.official Kombetarja, pak ”Top Arene”, urime dhe muzike ♥️

A post shared by 🦋 (@fjoralba.ponari) on

Nevina Shtylla

Ish-Miss Shqipëria nuk është produkt i Top Medias në tërësi, ndryshe nga dy emrat paraprak por ia doli shpejtë të identifikohet me logon e televizionit. Pas programeve rinore në Vizion Plus, një sezoni që nuk u përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme në Klan, në Shtator Nevina u gjend në Top. Bukuroshja çdo të Hënë është në ‘Procesin Sportiv’ krah Ed Manushit por jo vetëm! Fillimi i 2019-tës do ta sjellë edhe Nevinën si një prej fytyrave kryesore të ‘E diell’ në moderim me Ed Manushin dhe kolegen, Fjoralba Ponari. Gjatë kësaj kohe, Ish-Miss Shqipërinë e vitit 2010 e kemi parë edhe në rolin e aktores në skeçet e spektaklit të humorit ‘Portokalli’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Dje ne #Portokalli 🍊 Sonte ne @procesisportiv.official ⚽️

A post shared by NEVINA SHTYLLA (@nevinashtylla) on

Dojna Mema

Produkt 100 përqind i Topit, Dojna Mema nisi si adoleshente rrugëtimin në Top Albania Radio. Më pas, ajo moderoi Top Fest 12 teksa nga sezoni i kaluar është pjesë e ‘Pop Culture’. Por, Mema shumë shpejt do të dalë nga petku i një emisioni të shoubizit të fokusuar në intervista me të famshëm.. Me një ritëm të shpejtë të ngjitjes në karrierë, Dojna nga Janari do moderojë spektakël, konkretikisht ‘The Voice Kids’. Ledioni i cili zëvendësonte një nga një pothuajse të gjithë kolegët e ekranit, më në fund po zëvendësohet vetë, nga Dojna! 26 vjeçarja duket të jetë gati për një sfidë të re e cila do jetë më e rëndësishmja deri tani në karrierë.

Lista me pesë emrat kryesorë nuk kishte se si të mbyllej pa një moderator mashkull.

Flori Gjini, në të 20-tat e tij debutoi në ekran gjatë verës kur drejtoi programin veror ‘Pushime on Top’ me Oriela Nebiajn, pas një përvoje në emisione radiofonike. Mësohet se Flori Gjini do vazhdojë të jetë në ekranin e Top Channel nga Janari e tutje pasi u shfaq edhe në kartolinën e fundvitit, të shndëruar tashmë në traditë nga ekrani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Alma do ta kthente karrigen, si thoni ju? 🤣🤣 Ndaj lajmin me ju qe jam bere pjese e @sonymusicglobal

A post shared by Flori Gjini (@florigjini) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

🌅

A post shared by Flori Gjini (@florigjini) on

Ndryshe, gjigandi tjetër mediatik, Klan këtë sezon solli risi por të fokusuara në një parim – blerjet masive nga kudo tjetër dhe jo krijimin e figurave të reja teksa risitë munguan edhe në ekranin e tretë për nga shikueshmëria, Vizion Plus.

Për ta përmbyllur, nga lista e lartëcekur, kë e keni favorit?

Artikuj të ngjashëm