Kënga ‘Mi Amore’ nga Kida dhe Ermali që kur u paralajmërua si duet në rrjete sociale morri epitetin e një hiti.
Dëgjohet kudo, në lokale, vetura e klube të natës. Madje, n’Trip Listën e Klan Kosova javën që lamë pas doli e para nga 20 këngë shqipe duke ‘rrëzuar’ nga froni hite si ‘Bonbon’ e ‘Dashni’.
E ky krijim muzikor i publikuar në ditët e fundit të Shkurtit tashmë ka arritur një shifër prej pesë milionë shikimeve në Youtube.
Kjo bën diferencën meqenëse prej të gjitha projekteve të lançuara së fundmi, përafërsisht në të njejtën periudhë, ‘Mi amore’ është i vetmi që kap numra të tillë në Youtube. /Prive.al/