Përzihen arti e politika: Besa Kokëdhima reagon ashpër ndaj deklaratave të Erion Veliajt

By

Ditën e djeshme Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim në sallën e Këshillit Bashkiak një përfaqësi të banorëve të Astirit që preken nga projekti i Unazës së Madhe. Gjatë fjalimit të tij kryetari Veliaj foli edhe për efektiven e policisë Ina Nuka e cila ditë më parë humbi gishtat në nëj protestë të dhunshme.

“Jemi të gjithë burra, i shkojnë sytë të martohet një burrë me një vajzë pa gishta?”, ka thënë Veliaj.

Kjo fjali e kryebashkiakut ka bërë që edhe këngëtarja Besa Kokëdhima të reagojë me disa postime në Instagram.

“Po turp nuk ju vjen? Jam e shokuar me kete deklarate. Se pari zoteri jeni ne pozicion qe nuk lejon komente te tilla seksiste, ofenduese dhe banale. Policen ta merrni ta trajtoni me ndihmesat dhe pensionet, ndërhyrjet dhe kostot, jo t’i qani hallin se nuk do gjejë burrë. Nëse zotëria juaj mendon se disa gishta pengokan të gjejë burrë, atëherë çfarë mund të thuhet për njerëzit me kufizime nga më të ndryshmet. Femra nuk është një barbie lodër që iu prish gishti dhe s’bën më! Turp për ju”, shkruan Besa.

“Ju shkatërrua jeta për të mbrojtur burra si ju! Turp e faqe e zezë! Mos i qani hallin se ka plot burra që nuk do i shihnin gishtat, po shqetësohuni t’i jepni gjithë pensionet, trajtimet, kurat dhe kujdesin financiar e shëndetësor! kujdesuni gjithashtu për pashpirtësinë dhe arrogancën me të cilën keni ofenduar të gjithë ata që kanë kufizime e fatkeqësi nga më të ndryshmet! Turp!”, shkruan këngëtarja krah videos së postuar në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BquQQOPg2HL/

Artikuj të ngjashëm