Si të gjithë të famshmit, edhe Genc Prelvukaj hyri në Instagram për t’i falënderuar fansat për mbështetjen në muzikë gjatë vitit që kaloi.
Mirëpo, reperi me urimin e Vitit të Ri, dha edhe një lajm.
Ai njoftoi se në javën e parë të janarit, saktësisht më 6 janar, do të publikohet një këngë e re e tij e titulluar “Ylli e Hana”.
Nëse nuk e dini, përveç shumë këngëve që Genci lansoi në vitin e kaluar, ai bëri publike edhe lidhjen e tij me këngëtaren Eni Koçi.