Sonte në natën e dytë të festivalit Sunny Hill, pritet të performojë edhe njëri prej reperëve më të pëlqyer shqiptar.
Bëhet fjalë për Ledrin, i cili para pak ditësh bëri një ftesë të veçantë nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.
Përveç Gashit i cili erdhi nga Amerika për të kënduar edhe këtë vit në këtë festival tashmë tradicional, Ledri bashkë me Lumi B, PINT, Kida dhe të tjerë artistë do t’i argëtojnë sonte njerëzit.
Mbrëmë performoi Miley Cyrus e cila ndezi skenën deri në maksimum./Prive.al