Vivi kapet (sërish) në Ferizaj, këtë herë me vjehrrën (VIDEO)

By

Tashmë nuk është sekret “rikthimi” i Vivien në Ferizaj, pas pajtimit me Getin.

Ndjekësit e kanë përcjellë me shumë interesim këtë zhvillim duke qenë vigjilent për të kapur Getin dhe Vivin në daljen e tyre të parë të përbashkët pas disa javëve nga momenti kur u duk që ndanë rrugët me njëri-tjetrin.

E në TikTok po qarkullon një tjetër video.

Vivi shihet në Ferizaj duke bërë “pazarin” e ditës me vjehrrën e saj, për të cilën kishte folur në superlativ pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Kujtojmë se deri tash, për ribashkimin s’kanë folur as Geti e as Vivi publikisht duke zgjedhur që këtë periudhë ta kalojnë në rehatinë e tyre, pa fokusin e mediave. /Prive.al

@inforrethvip VIVIEN NE FERIZAJ! #inforrethvip #vivi #vivien #bigbrotherkosova #getinjo ♬ original sound – GJITHQKA RRETH VIP-av

Artikuj të ngjashëm