Jemi mësuar që Morena Tarakun ta shohim gjithmonë të kuruar deri në detaje.
Tashmë edhe me imazhin e një blogger-eje me qindra mijëra ndjekës në Instagram, postimet, ish-Miss Kosova i ka në kërkim të perfeksionit.
Por përtej grimit e veshjeve ekstravagante, fotove të realizuara me aparat profesional, si duket Morena në përditshmëri,kur përshembull shkon tek dentisti?
Kurioziteti është shuar përmes një fotografie që qarkullon në rrjete sociale ku Taraku shfaqet pa grim e filtra në karrigen stomatologjike.