Interesimi për duetin e dytë mes Noizyt dhe Encës është shfaqur shumë kohë përpara publikimit.
Madje, versione të ndryshme të këngës edhe kishin rrjedhur në internet tash e disa ditë për fansat që nuk iu pritej deri në publikim.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve që ndoshta në shikim të parë mund të kishin ‘dëmtuar’ pak premierën, kjo siç duket nuk i ka lënë shenjë projektit ‘Bow down’.
Në vetëm tre orë nga publikimi, kënga ka arritur shifra të ‘frikshme’ prej 340.000 shikimesh. Të dhënat e brendshme i ka publikuar vetë Enca në Snapchat që ka njohur publikun me këtë rekord të ri të jashtëzakonshëm.
Kur bëhen bashkë Noizy dhe Enca, rezultati nuk kishte se si të ishte ndryshe. /Prive.al/