Justin Timberlake ishte në pritë nga një person famëkeq të martën në Francë … dhe sulmi i poshtër i personit jashtë Luvrit u kap në video.
Justin ishte duke ecur në shfaqjen e Javës së Modës të Louis Vuitton në Paris me gruan e tij, Jessica Biel, kur Vitalii Sediuk me forcë shtyu për të arritur tek Justin , kapi këmbën e Justinit nga pas dhe u përpoq ta tërhiqte këngëtarin poshtë.
Sigurimi e JT reaguan shumë shpejtë për të larguar këtë person, por vetëm pasi Justin u tërhoq prapa disa hapa.
Justin mbante dorën e gruas gjatë gjithë kohës dhe ajo dukej mjaft e befasuar nga prita. Çifti dukej se deshën ta hiqnin vëmendjen nga ngjarja dhe vazhduan të ecnin – dhe nuk duket se JT ishte dëmtuar fizikisht.
Vitalii e ka bërë të tilla marifete edhe më parë, duke e sulmuar Gigi Hadid dy vite më parë në Milano.
Ai gjithashtu ngjiti skenën në Grammys 2013 … dhe ai e përshkoi rrugën e tij në mijëra premiera, duke puthur Ëill Smith, duke bezdisur Leonardo Dicaprio dhe duke sulmuar Brad Pitt dhe Angelina Jolie.