Personalitete nga politika në BBVK? Ja si përgjigjet Alaudini

By

Teksa punët po vazhdojnë për premierën e “Big Brother VIP Kosova” në vjeshtë, moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti ka ndarë detaje të reja.

I ftuar në Klan Kosova FM, në emisionin “Çeli sytë me Arin”, Hamiti i është përgjigjur, me aq sa mund të zbulohet, disa prej pyetjeve që po kuriozojnë publikun.

Ari e ka pyetur Alaudinin nëse do ketë politikanë në “Big Brother VIP”.

Hamiti u shpreh:

“Ne po mundohemi që të përfshijmë sa më shumë karaktere por tash nuk mundem të përgjigjem. Do të ketë nga të gjitha sferat, po shpresojmë që do ketë edhe nga politika”.

Kush do duhej të bëhej pjesë e BBVK? Na thoni mendimin tuaj! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm