Pak kohë më parë Vildane Zeneli qëndroi në Kosovë e Shqipëri ku u pa mjaft aktive duke realizuar set fotografik bashkë me Capital T për koleksionin e meshkujve të Valdrin Sahitit.
Gjithashtu, Vildanja u shfaq edhe në ballina të revistava duke ekspozuar linjat e saj trupore. Por pa kaluar shumë kohë, modelja erdhi përsëri në vendlindje.
Në fotot e postuara në Instagram Vildane Zeneli shihet teksa shijon jetën e natës në kryeqytet me shoqërinë e saj të fëmijërisë.
Megjithatë, për këto ardhje mjaft të shpeshta në Prishtinë, nuk ka ndonjë arsye të veçantë por këtë bukuroshja e bën për shkak se është e lidhur me familjen dhe rrethin këtu. /Prive .al/
https://instagram.com/p/6td0MbwfZM/