Përrallore: Më në fund dalin pamjet nga dasma e Kledi Kadiut

By

Dasma e tyre ngjanë me imazhet e reklamave të kompanive që planifikojnë dasma. Është gjithçka që një çift mund të ketë ëndërruar për të kremtuar dashurinë e tyre.

Buzë liqenit të Braçanosnë Itali dhe si dëshmitare të dashurisë së tyre vajzën, Lea balerini i famshëm shqiptar Kledi Kadiu u martua të enjten që lamë pas me të dashurën e tij prej kohësh,  francezen Charlotte Lazzari.

Megjithatë pavarësisht vëmendjes së madhe të mediave dhe fansave, të të dy anëve të Adriatikut, askush deri më tani nuk kishte mundur të shihte ndonjë imazh nga dasma e çiftit!

Por meqenëse miqtë e tyre kishin publikuar momente nga kjo dasmë, është vet Kledi ai që ka publikuar imazhet e martesës me një mesazh drejtuar pjesëmarrëse, ku i falënderon të gjithë që morën pjesë e ia bënë ndejën më të bukur.

“Falë të gjithë miqve tanë që kanë ndarë këtë ditë shumë të rëndësishme me ne, festa u bë më e bukur. Kjo ishte një ditë që unë nuk besoja se do të vinte ndonjëherë. Faleminderit Charlotte që je gruaja që kam dashur gjithmonë dhe që më bëre mua babanë e Leas tonë”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm