Reperi i njohur, Stresi, tash e disa ditë është arratisur nga shtëpia e tij pas kërkimit që i bënë policia e shtetit për arsyen e një video të publikuar nga ai ku shihej teksa gjuante me armë.
Pavarësisht kësaj ai për asnjë moment nuk ndaloi postimet e tij në rrjete sociale e nga aty ai publikoi edhe projektin e ri ‘Mos u dorzo’ të cilin e publikoi pa videoklip pikërisht për këtë fakt.
Por problemet për të duket se nuk do të ndalen me kaq, kjo pasi artisti sot hasi në një pengesë tjetër teksa pati probleme edhe me makinën e tij.
Ai u detyrua që vetë të ndërmarrë diçka për të rregulluar atë teksa ‘aventurën’ në fjalë përsëri e ndau në rrjete sociale. /Prive.al/