Përplasje me Gjebrean për festivalet? Alketa Vejsiu jep mesazhin e qartë (FOTO)

By

Muajve të fundit në median online është përfolur për përplasje mes Ardit Gjebreas në njërën anë dhe Vera Grabockës e Alketa Vejsiut në anën tjetër.

Shkas u tha të jetë rivaliteti i krijuar me dy festivalet e fundvitit, ‘Kënga Magjike’ dhe ‘Festivalit të Këngës’ që këtë vit mban vulën e dyshes së njohur.

Madje, u përfol se mes Gjebreas dhe Grabockës ka pasur një zënkë brenda korridoreve të Klanit në lidhje me një pjesë të stafit të rekrutuar për punë edhe tek festivali i fundvitit nga Vera dhe Alketa.

Megjithatë, të gjitha këto duket të jenë të pavërteta, ose të paktën një gjë të tillë ta portretizojnë protagonistët.

Për të demantuar një gjë të tillë është kujdesur në mënyrë  të tërthortë Alketa Vejsiu.

Ajo ka qenë mbrëmë në Pallatin e Kongreseve teksa në një postim në Instagram i ka dhënë vëmendjen e merituar edicionit të sivjetmë të ‘Kënga Magjike’. Përpos postimit, Vejsiu është kujdesur që ta mbulojë në çdo detaj përmes portalit të saj si për të dëshmuar se ato që shkruhen në portale nuk qëndrojnë.

Teksa ‘Kënga Magjike’ uli siparin për këtë vit, tashmë fokusi është në Festivalin e Këngës me 19,20 dhe 22 Dhjetor. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm