Përkundër situatës me Covid-19, RTSH hap konkursin për edicionin e ri të festivalit të fundvitit

By

Javë më parë RTSH konfirmoi se nuk do të dërgojnë Arilenën në Eurovision 2021, edhe pse ishte një nga alternativat që kishte dhënë festivali europian për shkak të mosmbajtjes në 2020.

E meqenëse Ara nuk do të jetë në skenën e madhe, emra të tjerë do të konkurojnë në festivalin e dhjetorit.

Kështu ka paralajmëruar RTSH duke ftuar artistët të bëhen pjesë e këtij edicioni, teksa ka informuar se këngët pranohen deri me 2 tetor.

Nuk dihet akoma se si do të funksionoj ky edicion pasiqë me rregullat e kundër Covid-19 nuk lejohen tubimet, mirëpo meqenëse ka kohë dhe disa muaj mbetet të shihet se a do të ndryshoj situata./Prive.al

Artikuj të ngjashëm