Në shkurt, bota e aktrimit mori një lajm të tmerrshëm, pasi Bruce Willis po tërhiqej përgjithmonë nga Hollivudi pasi u konfirmua se vuante nga demenca frontotemporale.
Pas kësaj, aktori që luajti në ‘Pulp Fiction’, ‘Armageddon’, ‘Die Hard’ dhe ‘The Sixth Sense’ është përkeqësuar dhe familja dhe miqtë e tij kanë qenë përgjegjës për dhënien e përditësimeve për shëndetin e tij.
Një nga përditësimet e fundit ka ardhur nga ish-ja e tij, Maria Bravo, e cila tha se Willis është gjithnjë e më larg rikuperimit. Filantropisti ka marrë pjesë në një event bamirësie, Global Gift Gala, ku ka diskutuar për gjendjen e tij shëndetësore.
“Po bëhet gjithnjë e më keq”, theksoi Bravo.
“Nuk është mirë. Kam folur me gruan e tij, me Emën, dhe fatkeqësisht është një sëmundje që sa vjen e përkeqësohet. Ne i dërgojmë shumë energji dhe shumë dashuri.”
Willis dhe Bravo, lidhja e të cilëve zgjati dy vjet, u takuan në hapjen e një restoranti, Planet Hollywood, në vitet e para të këtij shekulli, në të cilin ata u zhvendosën midis Los Anxhelosit dhe Marbella, Spanjë.
Pavarësisht ndarjes së tyre, Bravo i kushtoi disa fjalë emocionale Willis pasi mësoi për gjendjen e tij shëndetësore.
“E gjithë dashuria ime për Bruce dhe familjen e tij të bukur”, ka shkruar ajo. /Prive.al