Don Xhoni së fundmi ishte për pushime në Dubai.
Ai atje nuk është vetëm por krah modeles Ariana Lirey, me të cilën më në fund u bë bashkë pas muajsh duke u “ngacmuar” virtualisht nga distanca.
Ata qëndruan në të njëjtin hotel dhe mbrëmjet po i kalojnë siç kalohen netët tipike në Dubai.
Dyshja darkuan në restorante luksoze dhe kanë shijuar bukuritë e Dubait nën xhirot e një Lamborghini luksoz të cilin nget Don Xhoni.
Si dhuratë përshëndetëse, modelja ruse i dhuroi reperit nga Drenica një çakmak ngjyrë ari ku të gravuar ka “Përgjithmonë bashkë”.
Më poshtë mund ta shihni të plotë postimin e tij në Instagram. /Prive.al