Miss Kosova e Miss Shqipëria zhgënjejnë në Miss Universe!

By

Mbrëmja e kaluar ishte edhe dita finale e një eventi gjigant të organizuar tash e një muaj e pjesë e të cilit ishin edhe dy bukuroshet tona, Camila Barraza si përfaqësuese e Kosovës dhe Lindita Idrizi si përfaqësuese e Shqipërisë.

Pritshmëritë para nisjes së spektaklit në fjalë ishin mjaft të mëdha sidomos për përfaqësuesen e Kosovës, Camila Barrazan e cila sipas analistëve llogaritej se do të futej lehtësisht në “Top 4-shen” e femrave më të bukura atje.

Por jo gjithmonë punët shkojnë sipas parashikimeve e befasia ndodhi, Camila e Lindita nuk mundën të kualifikoheshin as në top 12-shen duke përfunduar ëndrrën jo siç pritej.

Shpresojmë që vitet e ardhshme të na prijë fati në këtë aspekt pasi që për hir të vërtetës përfaqësueset tona ishin mjaft të bukura përkundër që ato nuk arritën të kualifikoheshin. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm