Përgjigja epike e Vlora Çitakut kur pyetet se kur do bëjë dasëm!

By

Prive mbrëmjen që lamë pas solli një material me të gjitha detajet nga dasma më e komentua e momentit, ajo e Robin dhe Marigona Krasniqit.

Sigurisht, të ftuarit ishin të shumtë në numër, edhe nga të famshmit.

Aty nuk munguan edhe mysafirë nga politika, veçanërisht nga dy partitë opozitare, PDK dhe AAK.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, deputetja e po këtij subjekti politik, Blerta Deliu, Besnik Tahiri dhe Daut Haradinaj nga AAK ishin vetëm disa prej të ftuarve.

Aty qe edhe Vlora Çitaku, nënkryetarja e PDK-së, partisë më të madhe opozitare.

E pyetur nga Prive se a i shkon mendja që të organizojë një dasëm të tillë, ajo pati një përgjigje interesante.

Mes tjerash, Çitaku me humor tha se është “shumë herët me folë” për dasmën e saj.

A është larg nga ai moment? Detajet ua sjell materiali i mëposhtëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm