Përgjegjësja e armëve të filmit “Rust” fajëson Alec Baldwin për të shtënat gjatë xhirimeve

By

Gjatë xhirimeve të filmit “Rust” – ku një kinematografe u qëllua për vdekje nga një plumb i vërtetë në muajin tetor, një pjesë e fajit po hidhet mbi Alec Baldwin për dështimin për të marrë pjesë në një seancë stërvitore.

Hannah Gutierrez-Reed ngriti një padi në një gjykatë të Bernalillo County, New Mexico të mërkurën që pretendon se Baldwin injoroi një kërkesë për të marrë pjesë në një seancë ‘cross short’ rreth një javë para tragjedisë.

Gjithashtu u fajësua asistentii i regjisorit David Halls për mosrespektimin e protokollit të vendosur kur ai dyshohet se ia dorëzoi Baldwin armën pa e thirrur më parë për ta inspektuar atë, sipas padisë.

Gutierrez-Reed, 24 vjeçe, po padit Seth Kenney dhe kompaninë e tij ‘PDQ Arm and Prop LLC’ për gjoja furnizimin e armës me plumbin vdekjeprurës. Baldwin nuk përmendet si i pandehur në padi.

Artikuj të ngjashëm