Përgjaket këngëtari shqiptar

By

Kastro Zizo ka folur më në fund për dëmtimin në fytyrë të cilin e zbuloi sot në rrjetin social Instagram.

Ai përmes një shkrimi të gjatë dhe pak të çuditshëm ka treguar dy versione të ngjarjes duke ironizuar pak në fund me mbishkrimin: ‘As vetë nuk e di se kë variant të besoj’.

Më poshtë postimi i Kastros shoqëruar me foton e lëndimit të pësuar ose nga goditja me boks ose nga ajo me veturë.

1. Pasi dola nga shtepia per te pire nje birre diku pas ores 21pm rruges ndieja sy qe me vezhgonin…ktheja koken shpesh se me ngjante sikur po me ndiqnin..asgje! Vetem drite-hije neper rruget e ish bllokut…tek tuk ndonje e qeshur, ndonje makine “te fortish” dhe une duke ecur me cigaren time.
– Kastro…
Kthej koken…
Bang, bang…dhe une ne toke!
– Mos u merr me politike, ka kush merret! Kto ishin fjalet e fundit te dy djemve qe me vrap renden drejt territ… 2. Pasi dola nga shtepia per te pire nje birre diku pas ores 21pm rruges ndieja sy qe me vezhgonin…ktheja koken shpesh se me ngjante sikur po me ndiqnin..asgje! Vetem drite-hije neper rruget e ish bllokut…tek tuk ndonje e qeshur, ndonje makine “te fortish” dhe une duke ecur me cigaren time.
– Kastro…
Kthej koken…kamarieri pas meje qe priste porosine gati gati me shpejtesi se per pak do mbyllte lokalin.
– Nje birre vllai…1,2,3 dhe ne nderkohe me kishte ardhur nje shok i apasionuar pas bicikletave BMX…u entuziasmova, me kujtoi femijerine…
– Plak, e bojme nje xhiro te dy neper bllok?
– Patjeter me plakk…
Te dy me kaskat ne koke “brodhem” gjarperueshem reuget e rrugicat e ish bllokut. U kthyem ku ishim. Duhej te kthenim biçikletat ne garzh. Sapo tentoj te kaloj trotuarin nje renie nga me idiotet ne bote me shtriu ne toke si nje Lope jo lozonjare!

Artikuj të ngjashëm