Këngëtarja e famshme amerikane Demi Lovato, raportohet të jetë kthyer përsëri në shtëpi rehabilituese.
25 vjeçarja është shumë mirënjohëse që ia ka dalë të shpëtojë e gjallë sipas revistës E! News dhe ka vendosur që të rikthehet në rehabilitim pasi u hospitalizua për shkak të mbidozës së narkotikëve.
Demi e ka tepruar me përdorimin e drogës së quajtur Narcan dhe është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e saj në Los Angeles gjatë së martës.
Shumë yje botërorë i kanë dalë në përkrahje asaj përmes rrjeteve sociale, ndërsa ish i dashuri i saj Wilmer Valderrama e ka vizituar edhe në spital. /Prive.al