Sot, me punën e saj dhe të arriturat, ajo është pa dyshim ndër aktoret më të suksesshme në Kosovë për të mos thënë e para.
Por, pak kush e di rrugëtimin jetësor të Teuta Krasniqit që prej fillimit e deri sot ku është në maje. Për të dhënë një pasqyrë të kristalizuar në lidhje me jetën e aktores, sonte në Klan Kosova do të transmetohet dokumentari i kushtuar plotësisht jetës së saj.
Me fillim nga ora 20:45, Maki Bajrami do sjell jetën e Teutës që prej fillimeve të para ku tregohet se si ishte ajo në fëmijëri e adoleshencë, përmes rrëfimeve të dorës së parë nga vetë nëna e aktores dhe miqve të saj.
Cili ishte temperamenti i aktores, çka punoi për të parën herë?! Kush ishte shtytja e parë drejt suksesit për Teutën?!
Në dokumentar, theks të veçantë do t’i kushtohet edhe përvojës në televizion, aventurave të para në këta ujëra dhe suksesin absolut me ‘Lidhja mes nesh’, ‘Pa teklif’ e së fundmi edhe me ‘Mes nesh’.
Jeta private, pashmangshëm do trajtohet nga prizmi i rrëfimeve të vetë aktores. Teuta do flas për të parën herë në lidhje me atë se çka ndodhi me Bleron dhe si ndihet tani përkrah mashkullit të jetës.
Në dokumentar, aktorja e njohur do zbuloj edhe surprizën jetësore të menduar për Adonisin dhe pak prej planeve të së ardhmes.
Sukseset, çmimet, nderimet, bashkëpunëtorët por edhe thikat pas shpine për Teuta Krasniqin do zbulohen sonte, pas pak minutash me fillim nga ora 20:45 në Klan Kosova. Një rrugëtim fantastik, me suksese, batica e zbatica nuk kishte se si të finalizohej si kapitull përpos me një dokumentar në prag të zhvillimeve të reja dhe planeve në jetë për një prej emrave më të komentuar të opinionit shqiptar. /Prive.al/