Për të parën herë, Era rrëfen momentin e jashtëzakonshëm që i dha famën

By

Me një rrugëtim të jashtëzakonshëm që shënoi kthesën fantastike drejt debutimit ndërkombëtar shpejt, Era Istrefi ka shumë për të treguar.

Një pjesë të eksperiencës, Era e ka zbuluar në një prej intervistave më të fundit të realizuara në Londër.

Aty, këngëtarja nga Prishtina e ka përshkruar momentin kur në shpejtësi drite, kënga ‘Bonbon’ filloi të depërtoj ndërkombëtarisht.

‘Isha duke u relaksuar në shtratin e dhomës time dhe papritmas në Instagram, numrat e ndjekësve po rriteshin çmendurisht, rriteshin shumë shpejt. Unë mendova, a po më thyhej llogaria apo çfarë ishte duke ndodhur sepse ishte tejet sureale. Telefoni im po eksplondonte’ – u shpreh mes tjerash Era.

Këngëtarja në intervistën e saj shtoi se kjo gjendje ‘çmendurie’ pa lëvizur e pa ngrënë i kishte zgjatur për rreth një javë derisa kishte marrë vetën nga komplimentet e shumta për ‘Bonbon’. /PRive.al/

Artikuj të ngjashëm