Ka lajme rreth e rrotull se e famshmja Kim Kardashian e ka lënë të hapur mundësinë e të pasurit një fëmijë të katërt.
Derisa vajza e saj Chicago West është 2 muajshe, kanë nisur spekulimet se 37 vjeçarja Kim dhe bashkëshorti i saj Kanye West, mund të jenë duke planifikuar fëmijën e katërt.
Sipas burimeve të Hollywood Reporter, kanë zbuluar se Kim ka nisur të flasë për fëmijën e katërt përmes një nëne surrogate, ashtu siç erdhi në jetë Chicago.
Por çifti po i japin vetes pak kohë deri te fëmija i katërt dhe duan që të presin të rritet paksa vogëlushja e muajshe, që të bëhen prindër sërish, sepse që të dy i duan bebet. /Prive.al