Për një lëkurë të shëndetshme plot shkëlqim u prezantojmë këto tretmane

By

Një lëkurë e shëndetshme dhe plot shkëlqim është gjysma e bukurisë tonë, andaj ne duhet t’i kushtojmë kujdes.

Kujdesi i duhur bëhet atëherë kur ne njohim lëkurën tonë dhe e dimë saktësisht se çka i nevojitet që ajo të arrijë potencialin e saj.

Rona Nushi një kosmetologe dhe themeluese e linjës së produkteve organike për kujdesin e fytyrën, “Bees & Trees Bio Cosmetics”, propozon këto tretmane për lëkurën tuaj, të cilat mund t’i bëni në Angel Studio Academy.

Llojet e tretmaneve:

  1. Tretmani me hidrodermabrazion dhe Bees & Trees:

Trajtimi i personalizuar Bees & Trees në kombinim me hidrodermabrazion është i ndarë në tre faza:

Faza e parë përfshin pastrimin e thellë të lëkurës dhe hidrodermabrazion, për pastrimin e qelizave të vdekura, zbehjen e njollave, hidratimin e lëkurës ekuilibrimin e yndyrës, përthithjen e elementëve të tjerë të nevojshëm.

Faza e dytë personalizohet sipas nevojave të lëkurës dhe efekteve që duam të arrijmë, duke u fokusuar tek konturimi i fytyrës (me masazh dhe stimulim elektrik), përdorimi i ultratingullit dhe radiofrekuencës për stimulimin e kolagjenit, ripërtëritjen qelizore, sheshimin e rrudhave, tonifikimin e muskujve, zbehjen e njollave. Këta elementë kombinohen bashkë me produktet përkatëse varësisht nga efektet që duam të arrijmë.

Faza e tretë apo faza përmbyllëse përfshin hidratimin dhe qetësimin e lëkurës me maskën me argjilë të bardhë, maskë pambuku, shufrën e ftohtë dhe në fund aplikimin e kremit hidratues.

  1. Trajtimi Tone & Lift me masazh dhe mikrostimulim elektrik

Ky trajtim fytyre fokusohet tek tonifikimi i muskujve nëpërmjet mikrostimulimit elektrik dhe theksimi i kontureve te fytyrës me anë të masazhit. Si rezultat muskujt e fytyrës janë më të tonifikuar (një formë palestre e fytyrës) dhe më të ngritur, duke u fokusuar tek theksimi i mollëzave dhe i nofullës.

Trajtimi është ideal për tu bërë nëse keni bërë paraprakisht trajtimin me hidrodermabrazion.

Rezultatet pas trajtimit: Fytyra ka pamje më të freskët, konturë më të theksuar, me shumë shkëlqim, ushqyerje dhe hidratim.

  1. Trajtim PRP (Platelet Rich Plasma)

Stimulim natyral i ripërtëritjes qelizore me anë të injektimit të plazmës së gjakut.

Procedura bëhet me injektim të plazmës nëpërmjet gjilpërave shumë të holla, të cilat nuk lënë shenjë në lëkurë.

Injektimi me gjilpërë (pa dermapen) është i plotë dhe me efekt më të përqendruar.

 

Pllakat e gjakut apo trombocitet stimulojnë ripërtëritjen qelizore, zbehjen e njollave, përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe zbutjen e rrudhave, pa efekte anësore.

  1. Trajtim i personalizuar

Ky trajtim është kombinim i procedurave të ndryshme, të cilat bëhen për t’ju përshtatur nevojave esenciale të lëkurës.

Përfshin pastrimin e thellë të lëkurës me hidrodermabrazion, varësisht nga nevoja behet kombinimi me Vitaminë C apo multivitamina të tjera me ndihmën e ultratingullit për përthithje me të thellë, radiofrekuencë apo mikrostimulim elektrik, përfshirë dhe produktet e përdorura të cilat vendosen pasi është bërë testi i lëkurës (kombinohen sipas llojit të lëkurës).

Artikuj të ngjashëm