Dafina e emocionuar për reagimet që ka marrë pas lansimit të projektit

By

Më 12 shkurt u publikua projekti i ri i Dafina Zeqirit i titulluar “Merri krejt”.

Ishte ky videoklip ku Dafinën e pamë jashtë çdo kornize që jemi mësuar ta shohim.

Në përgjithësi projekti i saj i ri pati një feedback të jashtëzakonshëm nga ndjekësit e saj, duke vlerësuar lartë mënyrën se si ajo solli pamje vizuele, një këngë të mirë si dhe një fabul, brenda një projekti.

E gjithë ky reagim e ka emocionuar këngëtaren e cila, morri pak kohë për t’u drejtuar ndjekësve të saj me një postim në llogarinë e saj në Instagram.

“Faleminderit shume per komplimentet ndaj projektit te fundit “Merri Krejt” ❤ Ju dua pa fund!” – shkruan ajo në postimin e saj. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm