Për kaq para ju mund të blini maskarën e preferuar të dukeshës Meghan Markle

By

Të gjithë ne pëlqejmë produkte bukurie për të cilat nuk kemi nevojë ta thyejmë bankën që t’i blejmë, e si duket edhe dukesha Meghan Markle është si gjithë të tjerët.

Edhe pse grimi i saj në ditën e martesës kushtoi rreth 13,000 dollarë, Meghan Markle ka një maskara të preferuar e cila kushton më pak se 10 euro.

Image result for meghan markle wedding make up

Make up artistja e dukeshës Lydia Sellers tregoi për revistën HELLO!, produktet e bukurisë të preferuara të Meghan, përfshirë këtu edhe maskarën që ajo përdor në baza ditore.

“Në të vërtetë Meghan më prezantoi me një maskarë që e gjen kudo, Maybelline Lash Sensational Luscious Mascara. Tani edhe mbaj gjithnjë në setin e grimit falë asaj! Kjo maskarë me të vërtetë ndihmon që qerpikët të duken të krehur dhe të gjatë. Është e mrekullueshme për një volum të plotë dhe formula e saj është super hidratuese. Më pëlqen kualiteti dhe se si të gjithë mund ta përballojnë që ta blejnë.”

Pra maskara e preferuar e dukeshës është Maybelline Lash Sensational Luscious Mascara dhe shitet kudo në dyqanet e grimit në Kosovë, për vetëm 7.90 euro.

Image result for Maybelline Lash Sensational Luscious Mascara

 

 

 

Artikuj të ngjashëm