Nuri i shtatzënisë ka zbukuruar ende më shumë Olta Gixharrin

By

Kohëve të fundit ishte përfolur për shtatzëninë e aktores së njohur shqiptare Olta Gixhari.

Ajo ka disa kohë që po qëndron në Spanjë dhe para pak kohësh kishte konfirmuar se ishte në lidhje, por që nuk kishte prezantuar se kush ishte fatlumi.

Sidoqoftë, aktorja sot me anë të një fotoje në llogarinë e saj në Instagram, i dha fund të gjitha thashethemeve më 15 Maj.

Në një foto në plazh, shihen çifti me veshje surfi në Sagres të Portugalisë ajo konfirmon lajmin se është shtatzënë, duke shkruar thjesht, “Mami dhe babi”.

Kjo njëkohësisht shënon edhe foton e parë që ka postuar me partnerin e saj.

View this post on Instagram

Mom and Dad ❤️❤️❤️

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari) on

Sot, ajo publikoi një tjetër fotografi ku duket shumë e shëndetshme dhe e bukur. Me anë të këtij postimi ajo falënderon të gjithë që morën kohën të urojnë aktoren për shtatzëninë.

Ajo po ashtu premton se shumë shpejt do postojë një tjetër fotografi, por me bark të rrumbullakosur.

“Faleminderit me zemer per gjithe urimet tuaja,ma keni bere edhe me te embel pritjen e bebushit tim❤️ Shume shpejte do postoj nje foto(modeste) me barkaluq,se vdiiiqaa po ma kerkojne te gjiiithe😅Ps- une vazhdoj bej seksin neper foto ë nuk heq dore 😂Ju dua ,zemra mal.”, shkruan aktorja nën postimin e saj. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm