Doktorët paralajmërojnë, Fortnite po ndikon si droga tek fëmijët – por ja çfarë thonë lojtarët kosovarë për lojën

By

Profesionistët e shëndetësisë kanë folur për ndikimin që luan Fortnite në fëmijët – duke krahasuar natyrën e saj me drogat madje me atë të drogës së rëndë.

Luajtur nga më shumë se 200 milionë përdorues, kjo lojë po iu kushton fëmijëve me gjumë të humbur, me pak angazhime të tyre në shkollë dhe duke i bërë ata të bëhen të dhunshëm, njofton Klan Kosova.

Ritmi më i fundit i lojërave popullore video Fortnite: Battle Royale po sheh që fëmijët të braktisin aktivitetet shoqërore dhe ato sportive.

Specialistët amerikanë të sjelljes, thonë se disa fëmijë po luftojnë edhe varësinë e lojërave si rezultat i vazhdimësisë së lojës.

Megjithatë, nga perspektiva e vet lojtarëve apo “gamers” siç njihen ën gjuhën angleze, kjo s’është aspak e vërtetë.

Muaj më parë, në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova është diskutuar se çfarë e bën tërheqëse lojën “Fortnite” dhe pse të rinjtë janë tepër të lidhur me të.

Sipas Besnik Thaqit dhe Erzen Arifit që kanë kohë që e luajnë lojën, ajo s’është aspak e rrezikshme nëse e menaxhon e madje, konsiderohet si njëri ndër profesionet e së ardhmes, sepse garat ndërkombëtare në të cilat marrin pjesë këta të rinj, kanë shpërblime me shifra marramendëse. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm