Lidhja e tyre e dashurisë u bë mediatike muaj më parë.
Klea Huta dhe Elgit Doda, ishin çifti i ri i showbizit shqiptar dhe shpejt morën vëmendje e po komentoheshin nga ndjekësit e fansat e tyre.
Ndërsa dje ata ishin të ftuar te “Rudina” ku treguan për herë të parë si nisi historia e tyre e dashurisë.
“Unë kisha dëshirë t’i bëja një këngë Kleas kur ishim në fakultet, por nuk u realizua atëherë. Më vonë djemtë Alar Band më thanë që do bëjnë një këngë me Klean”, nisi rrëfimin Elgiti.
“Pastaj bëri filmat e vet në kokë derisa shkova unë aty”, tha Klea
“Kënga ‘Amla’ është një himn i dashurisë tonë dhe Elgiti siç duket futi gjithë dashurinë e vetë që ndjente”, u shpreh Klea, shkruan Xing.al.