Skandali i tradhtisë së Tristan Thompson do të jetë tema e diskutimit në episodin e ardhshëm të Reality Show më të ndjekur në botë Keeping Up With the Kardashians që do të jepet të dielën, me katër nëntor.
Dhe Khloe Kardashian sapo ka bërë një koment publik duke folur për atë se si i është dashur ta tejkalojë një moment të keq në jetë.
E gjitha filloi kur një përdorues i Tëitter shkori: “Ndjehem shumë keq që Khloe’t iu desh që të merrej me atë që bëri Tristan. Ti je shumë e fortë që po e diskuton një çështje kaq personale në një shfaqje televizive duke e ditur që miliona njerëz e shohin. Unë s’do kisha qenë e gatshme ta bëja”, ka thënë personi në fjalë.
“Fatkeqësisht do të shfaqet. Kam pranuar ta bëj këtë shfaqje për të mirë e për të keq. E keqja është zor të thuhet por kjo është jeta’, i është përgjigjur Khloe Kardashian. /Prive.al