Ajo është rritur me frymën e muzikës nga babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili dikur ishte vokalisti i rok grupit të famshëm kosovar “Asgjë sikur dielli”.
Dhe Dua Lipa e trashëgoi zërin e talentin nga i ati, i cili e ka përcjellë hap pas hapi në çdo sukses të arritur të bijën e tij, fituese e çmimit Grammy.
Këngëtarja e famshme nuk kishte se si të mos e uronte të atin e saj në ditën ndërkombëtare të baballarëve.
Në profilin e saj në Instagram, ajo ka publikuar një imazh me të atin, i cili shpesh ka qenë target i mediave ndërkombëtare për shkak se konsiderohet një burrë i pashëm, duke e uruar në këtë ditë.
“Urime dita e baballarëve, të duam shumë”, ka shkruar Dua duke publikuar edhe një set imazhesh me të atin e saj. /Prive.al