Për ditëlindje, Jehona Sopi merr një urim të veçantë nga mikja e saj

By

Ndër të paktë artistë, prezenca e të cilëve mungon në botën e mediave sociale është edhe Jehona Sopi.

Mirëpo, sot me rastin e ditëlindjes, mikja dhe kolegia e saj Vesa Luma, i uroi ditëlindjen duke postuar foto me Jehonën ndër vite.

Jehona po ashtu ka qenë jo aktive edhe në krijimin e projekteve të reja.

Para disa javëve, Prive raportoi për rikthimin e Jehona Sopit në muzikë, pas një kohe të gjatë larg saj.

Këngëtarja e cila shumë vjet më parë solli hite si “Marramendja”, “Fustani i bardhë”, “Përvjetori” dhe të tjera, së shpejti do të kthehet me një projekt të ri muzikor.

Ajo ka punuar me Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun për një këngë të kuruar deri në detaje.

Xhirimet e klipit do të nisin këto ditë.

Të tjera detaje i kuptoni përmes videos së mëposhtme./Prive.al

Artikuj të ngjashëm