Blero ka qëndruar në Maqedoni për disa ditë. Ai ishte atje me ftesë të një miku i cili në fshatin Gurgurnicë kremtoi synetinë e të birit.
Gjatë qëndrimit i cili impresionoi Bleron falë mikpritjes dhe vendit të bukur ai u pa edhe në shoqërinë e Adem Ramadanit.
Mirëpo këngëtari duket se i përfshirë nga atmosfera e kremtës ka kaluar në një dimension tjetër. Në videon e siguruar nga Prive, Blero shihet teksa gjatë festës shtie katër herë në ajër me një armë.
Blero duket se nuk i ka përfillur thirjet e shumëta të organeve të rendit në Kosovë që festimet të bëhen me zemër e jo me armë teksa ka vendosur që këtë anë të fshehtë të tij ta shpreh në shtetin fqinj. /Prive.al/